​Dorëzohet kallëzimi penal kundër presidentit Thaçi

654

Sot, ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, dorëzoi pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës kallëzimin penal të bërë kundër presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij për të mos respektuar vendimet e Qeverisë në raport me masat mbrojtëse kundër COVID-19.

MÖBEL THEMA

Më 23 mars, presidenti Thaçi në konferencë për media u kishte thënë qytetarëve se nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

“As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, kishte thënë presidenti Thaçi.

Në Kushtetutën e Kosovës parashihen gjithsej 30 nga kompetencat e presidentit të vendit. As edhe njëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmëri së dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë. Kjo kompetencë u takon gjykatave, thuhet në komunikatë.

Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi te qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit.

“Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, Sveçla dorëzoi kallëzimin penal, duke ngritur dyshimin e bazuar se presidenti ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Kosovës”, përfundon komunikata. /Lajmi.net/

Comments