​Qeveria nuk i ka ndarë 15 milionë euro për ta paguar rrymën në veri

256

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se nuk është i vërtetë se Qeveria e Kosovës ka ndarë shumën prej 15 milionë euro për të mbuluar shpenzimin e rrymës në veri të Kosovës.

MÖBEL THEMA

Sipas ministrisë, për korrektësi ndaj publikut, Ministria e Financave dhe Transfereve gjatë procesit të draftimit të buxhetit për vitin 2020 është duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes buxhetore të KOSTT-it.

“Kjo ndarje buxhetore do të siguronte që sistemi elektro-energjetik i Kosovës të mos shkaktoj devijime ndaj sistemit evropian, gjë që është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, përkatësisht pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia. Pavarësimi energjetik i Kosovës do të mundësoj kontrollin e kufijve energjetik të Kosovës (linjat ndërkufitare të transmisionit me vendet fqinje) nga ana e KOSTT, dhe do të mundësonte bashkimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë (duke përfshirë vendosjen në operim të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri dhe operimin e bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri), gjëra të cilat do të sjellin përfitime financiare për konsumatorët e Kosovës. Njëherësh, kërkojmë nga portalet që para se të publikojnë lajme, të konsultohen për vërtetësinë e lajmit me Zyrën për Komunikim Publik në Ministrisë së Financave dhe Transfereve”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Comments