​Vdes Rexhep Boja, ish-Myfti i Kosovës

133

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare dr. Rexhep Boja, ish-Myfti i Republikës së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Moebel THEMA

Rexhep Boja në vitin 1990 është zgjedhur Kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate (mbi 13 vjet). Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003.

Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite.

Gjatë kohës sa ishte në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare. /Lajmi.net/

Comments