​Haradinaj kërkon të dijë se a është Lista Serbe pozitë apo opozitë

1,873

Deputeti i AKK-së Daut Haradinaj ka kërkuar që të dijë pozicionin e Listës Serbe, nëse është pozitë apo opozitë sa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.

Ai tha se në draft-propozimin e dërguar nga ana e Kryesisë së Kuvendit, ndarja proporcionale e deputetëve nëpër komisione nuk është as për së afërmi e saktë me numrin e deputetëve shumicë në opozitë.

“Ajo çka ka ra në sy pas atij takimi është se ne kemi ndërhy në rregulloren e Kuvendit të Kosovës, e cila kërkon plotësim-ndryshim me 2/3 dhe ajo nuk ka ndodhur. Po ashtu, në një draft propozim të marrë nga ana juaj nuk e di se si e keni trajtuar Listën Serbe, si pozitë apo si opozitë, 6+ si pozitë apo si opozitë. Ndarja proporcionale e deputetëve nëpër komisione nuk është as për së afërmi e saktë me numrin e deputetëve shumicë në opoz itë, në këtë rast me PDK, AAK, Nismën. Në rast nëse vetëm një minutë e shpenzoni kohë dhe e shihni brenda përbrenda atyre propozimeve, të cilat i kemi marrë, unë nuk shoh që është e balancuar në mes të numrit të deputetëve të shumicës. Tash derisa ne nuk e kemi të qarta këto, ne do të kërkojmë kohë të na shpjegoni, e para a ka ndërhyrje në rregullore të Kuvendit sepse i keni heq dy komisione, e dyta a është në proporcion me numrin e shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës ndarja e barabartë nëpër komisione dhe me numër të shumicës pozitë-opozitë dhe e treta, si e cilësoni ju Listën Serbe pozitë apo opozitë, sepse këtu nuk është e qartë”, tha ai.

Një përgjigje i ka dhënë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e cila tha se me votimin e Qeverisë së Kosovës është sqaruar se kush është pushtet e kush opozitë.

“Meqenëse numri i komisioneve zvogëlohet nga 16 në 14, kjo nënkupton që duhet të ndryshohet rregullorja e Kuvendit. Ajo në çdo mandat është ndryshuar sa i përket numrit të komisioneve përfshirë mandatin e kaluar, rrjedhimisht do të kërkohet votim me 2/3 për ta zvogëluar numrin nga 16 në 14. Por, ajo mund të bëhet vetëm me votim në seancën e Kuvendit, pra nuk mund të bëhet nga ana e Kryesisë, Kryesia thjesht ka propozuar që kjo seancë të votojë zvogëlimin e numrit nga 16 në 14, siç jemi dakorduar të gjithë që ishin prezentë në mbledhje. Sa i përket proporcionit, siç e dini Kushtetuta kërkon që komisioni për Kthim dhe Komunitete të udhëhiqet nga komunitetet pakicë dhe po ashtu sipas formulës për të cilën jemi dakorduar edhe një komision tjetër i takon komuniteteve jo shumicë, rrjedhimisht mbeten edhe 12 komisione të cilat sipas formulës së dakorduar ku LVV i merr një komisione, LDK tri komis ione, PDK tri komisione, AAK dy dhe Nisma një. Sa i përket asaj se kush është pushtet kush është opozitë, besoj që votimi i Qeverisë së Kosovës e ka sqaruar këtë çështje, por kjo nuk lidhet me komisionet parlamentare”, tha ajo. /kp

Comments