10 vjeçarja shqiptare bie në rezervuarin e ujit… nëna shkon ta shpëtojë por mbyten të dyja

73

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Pogradecit, ku raportohet se janë mbytur dy persona në një rezervuar uji.

MÖBEL THEMA

Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara nga policia, një vajzë e vogël rreth moshës 10 vjeçe ka rënë aksidentalisht në rezervuar. Nëna e saj ka hyrë për ta shpëtuar nga mbytja, por fatkeqësisht kanë mbetur të mbytura të dyja.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar dhe të dhëna të sakta mbi ngjarjen e rëndë në fshatin Alarup./Express

Comments