100 orë punë, Maybach S-Class nuk guxon të ketë asnjë njollë para dërgesave[Foto/Video]

77

Lumi - Fahrschule

Makinat Mercedes Benz dhe Mercedes-Maybach S-Class janë një zgjedhje kryesore për njerëzit e fuqishëm.

Politikanët, manjatët e biznesit, kryeministrat, madje edhe presidentët e preferojnë këtë makinë.

Kjo është arsyeja pse një makinë e tillë luksoze duhet të trajtohet me kujdes maksimal, veçanërisht me bojën e jashtme, shkruan IndeksOnline.

 

 

MÖBEL THEMA

Megjithatë, është për t’u habitur paksa me këtë proces të detajuar të një Mercedes-Maybach S600 Pullman – një proces që merr plot 100 orë për të përfunduar.

Procesi i detajuar u krye nga Topaz – një qendër detajimi e bazuar në Britani, e specializuar në makina luksoze si S600 Pullman. Në videon 7-minutëshe, Topaz ekspozon sekretin e vet duke kryer punën e nivelit të 5-të në makinën luksoze.

Qëllimi është eliminimi i të ashtuquajturës në automobilizëm “Orange Peel” (lëvozhga portokalli), e cila është një papërsosmëri boje që mund të ndikojë në çdo makinë, madje edhe tek Pullman. /IndeksOnline/

Comments