132 raste të reja me koronavirus dhe tre të vdekur në Zvicër

66

Në Zvicër janë konfirmuar 132 raste të reja me COVID-19, ndërsa tre persona kanë vdekur si pasojë e virusit në 24 orët e fundit, njoftojnë autoritetet shëndetësore.

MÖBEL THEMA

Siç njoftohet, në 24 orët e fundit janë bërë 4728 testime, ku 132 kanë dalë pozitive. Është një rritje për dallim nga të hënën, kur rezultuan 65 pozitivë.

Në Zvicër në total kanë vdekur 1703 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 34.609.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Zvicër nga rastet e reja në ditët e fundit, një e katërta e tyre janë nga persona që janë infektuar në vizitat jashtë vendit. /Lajmi.net/ 

Comments