Lajme, Sport — December 6, 2017 at 10:52 pm

16 skuadrat që janë kualifikuar për në fazën tjetër

by

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve në UEFA Champions League, ku 16 skuadra kanë kaluar në raundin tjetër me eleminim direkt

Premierliga angleze ka më së shumti skuadra në këtë fazë, gjithsej pesë, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Tottenham.

La Liga ka tre skuadra Barcelona, Real Madrid dhe Sevilla, ndërsa Serie A italiane ka dy Juventus dhe Roma.

Ndërsa një skuadër kanë Gjermania – Bayern Munich, Turqia – Besiktas, Zvicra – Basel, Ukraina – Shakhtar, Franca – PSG dhe Portugalia – Porto.

Comments

comments