16 të vdekur nga COVID-19 dhe 626 raste të reja për 24 orë

96

16 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët r fundit në Kosovë. Ndërkohë janë shënuar edhe 626 raste të reja, raporton Express

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 505 mostra, nga të cilat 626 kanë rezultuar pozitive dhe 673 persona janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive”, ka njoftuar IKSHPK.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, bën të ditur IKSHPK.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 39 mijë e 57 raste nga 142 mijë e 769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 5 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24 mijë e 427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 625.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë”, bën të ditur IKSHOPK./GazetaExpress/

Comments