17 vjeçari nga Shqipëria bie nga ndërtesa duke punuar në Gostivar

427

Në Stacionin policorë Gostivar, dje (16-maj) rreth orës 12.00, është denoncuar se një shtetas i Shqipërisë, i moshës ende pa mbushur 17-vjetë, i cili ka punuar në ndërtimin e një objekti në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, deri tani nga shkaqe të pa përcaktuara, ka rënë nga teraca nga një lartësi prej mbi 6 metra.

Nga rëzimi në bazamentin prej betoni, shtetasi shqipëtarë ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, dhe pas dhënjes së ndihmës mjeksore, si rast urgjent është transferuar në Kompleks klinikat “Nënë Tereza” në Shkup.

Është kryer inspektimi i tërësishëm, dhe po përcaktohet shkaku i rëzimit, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe tjera.

Comments