Protesta:“Shqiponja”, krijohen radhë të gjata automjetesh

Protesta: Krijohen radhë të gjata automjetesh

48

Mbështetës të partive opozitare po protestojnë në sheshin “Shqiponja” në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në këtë pikë hyrëse në kryeqytet.
Me kërkesën për largimin e qeverisë, mbështetësit e opozitës janë grumbulluar në këtë rrethrrotullim, ku nuk kanë munguar as incidentet mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve. Këta të fundit janë bllokuar gjatë kalimit në këtë zonë.
Protesta e opozitës ka nisur rreth orës 18, duke bllokuar edhe një nga arteriet kryesore të hyrjes në Tiranë, siç është rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe ambulancave.

Comments