KRIME NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË VERIORE KRYHEN EDHE SOT, PARA SYVE TANË DHE TË FAKTORIT NDËRKOMBËTAR!

Mediat në gjuhën shqipe dhe jo vetëm, mund t'i ftojnë përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të Qeverisë, të ballafaqohen publikisht me mua, për t'ua shpalosur argumentet!

461

Abdulla Mehmeti

Shumë qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë Veriore, organet kompetente vazhdojnë t’u japin certifikata të lindjes pa shtetësi.

Kjo nuk është dukuri e re, por e njëjta është praktikuar edhe më herët, për vite me radhë.

MÖBEL THEMA

Këta qytetarë kanë certifikata të rregullta të shtetësisë dhe certifikata të lindjes të mëhershme, në të cilat ka qenë e shënuar shtetësia.

Meqë bëhen përgatitje për regjistrimin e popullsisë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa të dhënat për këtë regjistrim do të merren nga organet zyrtare edhe në formë elektronike, shihet qartë përgatitja sistematike e këtij pushteti për falsifikimin e numrit të banorëve, sidomos numri i shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

Ka raste kur organet përkatëse, pa dijeninë e personave dhe të familjes, u shënohen të dhëna për kurorëzim dhe u ndërrohen mbiemrat, lëshohen certifikat të vdekjes për personat që janë gjallë, si dhe krime të tjera, të cilat nuk mund të jenë gabime teknike apo të ndonjë natyre tjetër, por krime me paramendim ndaj qytetarëve të pafajshëm, të pambrojtur nga askush në këtë shtet.

O, nuk i nxen as Gjykata e Hagës krimet e organeve të pushtetit mbi shqiptarët në këtë shtet!

Comments