MUNGESA E POLITIKAVE KOMBËTARE

56

Historia e dështimit një ditë gjithsesi do të shkruhet dhe do të përfundojë në dosjet që do t’i arkivojë vetë pushteti (një rregull i pashkruar). Pavarësisht përpjekjeve për t’i shlyer gjurmët e keq-përdorimit të pushtetit, kjo është e pamundur të ndodhë, sepse e vërteta për keqpërdorimet, është mbi të pavërtetat, të cilat konjukturat politike në pushtet, i përdorin për ta paraqitur më ndryshe realitetin.
Çfarëdo që prodhohet jashtë realitetit, është vetëm një fantazi që shuhet sa mbyll e çel sytë. Pra, ishte një gabim fatal i të gjithë atyre që menduan ta projektojnë realitetin ashtu siç dëshironin. Herët e vonë, shqiptarët do të kuptojnë se jetojnë në një nën qiell ku mungojnë rendi, rrahja normale e zemrës dhe morali, dhe ku e pakuptimta bëhet mjet komunikimi. Politikat e ngurta, të shoqëruara me injorancën, asnjëherë nuk iu nënshtruan një debati të mirëfilltë, sepse çelësi i debatit ishte në dorën e autorit të këtyre politikave të ngurta. Mungesa e politikave kombëtare imponon nevojën e hartimit të një projekti të ri veprimi, me detyra dhe synime konkrete, që do t’i zhvishte nga amatorizmi, improvizimi dhe prehja në margjinat e proceseve që zhvillohen me një shpejtësi jo normale.

Comments