26-vjeçarja nga Tetova e braktisë foshnjën në QKUK, thotë se dëshiron ta falë atë

745

Një 26-vjeçare, banore e Tetovës së Maqedonisë Veriore, e ka braktisur foshnjën e saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo po pretendon se foshnjën e ka me një mashkull rreth 27 vjet më të madh se ajo, pra me një  54-vjecar. Foshnja sipas saj është e një lidhjeje jashtëmartesore. Foshnjën ajo në deklaratën e saj dhënë mjekëve thotë se po e braktisë me qëllimin qe t’ia falë dikujt.

Lajmin se kjo grua e ka braktisur foshnjën e ka konfirmuar për Express, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Ai ka deklaruar se gruaja po thotë se nuk e do foshnjën. Mirëpo për këtë rast është njoftuar policia e Kosovës. Kjo e fundit në këto momente gjendet në Gjinekologjinë e QKUK ‘së duke e intervistuar gruan në fjalë.

MÖBEL THEMA

‘Rasti është i dyshimtë. E kam njoftuar policinë dhe po merret me rastin. Bëhet fjalë për një grua me vit të lindjes 1993), i tha Ismaili Expressit.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë. Ajo gjendet pranë Klinikës së Neonatologjisë te rastet e kujdesit social.

Detaje për foshnjën ka dhënë drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

‘Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Po trajtohet tek ne në repartin e e rasteve sociale’, ka deklaruar Gonjnovci.

Ndërkohë Express shpejtë do iu sjellë detaje të reja për këtë rast./GazetaExpress

Comments