3-6-9 “For life”

333

Nga Argjir Beqiri

Javë më parë u pat promovuar plani “famoz” i cili simbolikisht u pagëzua 3-6-9 në të cilin u parapanë reforma në afat prej 3 6 dhe 9 muajve, duke rrespektuar afatin që parasheh praktika në demokracitë e shëndosha prej 100 ditëve, vendosa që këtë reagim ta bëj sot.

Më të parë eksponentët qeveritar gjatë shpalosjes së planit në fjalë, sidomos të partisë shqiptare në pushtet Bdi, të len përshtypjen se është bërë ndonjë arritje me përmasa gjigande.
Plani 3-6-9 parasheh ndryshime dhe plotësime në sektorin gjyqsor, në fushën e zgjedhjeve, Marëveshjen e Ohrit si dhe në fushën e mediave, e që në bashkëpunim me Komisionin Europian, OSBE-ODIHR, Komisonin e Venedikut dhe GREKO në bazë të reformave në fjalë duke u bazuar në programën qeveritare do të përshpejtonte anëtarësimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike.
S’duhet shumë mend për të kuptuar se akti në fjalë i qeverisë dukshëm është mashtrim i llojit te vet, më kostopagues si gjithmonë shqiptarët, duke iu hudh pluhur syve të qytetarëve me pres-konferenca të tilla.

Reformat e këtilla ska dyshim se janë në dobi të qytetarëve dhe shoqerisë, mirëpo dyshimi këtu ngritet për faktin se, problemin nuk mundet ta zgjidh ai i cili e shkaktoi problemin në këtë rast Bdi, ata të cilët varfëruan shqiptarët, nëpëkëmbën dinjitetin e shqiptarëve, përulën gruan shqiptare, u montuan procese shqiptarëve i mbushën burgjet e vendit me shqiptar e një varg dëmesh të shkaktuara pikërisht ndaj shqiptarëve.

Fati është në duart tona, e kemi mundesinë që me 15 Tetor te delegjitimojmë dhe ta ndëshkojmë këtë politikë të mbrapsht, të errët dhe vrastare të Bdi-së dhe Ali Ahmetit,
E më pastaj të fillojë Reforma e vertetë

Comments