360 gradë: Naqe Çulev dëshiron të ketë kontrovesrin Sinisha Aleksovski në kabinetin e tij në MPB

132

Kërkesa për Aleksovski është pjesë e valës së dytë të marrjes së punëtorëve nga Agjencia e inteligjencës që e inicion ministri Çulev pas transferimit të pesë punonjësve të AI në MPB tashmë ka përfunduar. Në rrethin e dytë, Çulev, i cili përndryshe ishte drejtori i AI i emëruar nga Gjorge Ivanov, përveç Aleksovskit, kërkon të merr në punë edhe tre punonjës tjerë të Agjencisë së inteligjencës, shkruan 360 gradë, transmeton Portalb.mk.

Ministri i punëve të brendshme në qeverinë teknike, Naqe Çulev, ka filluar procedurën për të marrë Sinisha Aleksovski, ish-këshilltarit të diskutueshëm të Presidentit Gjorge Ivanov, nga Agjencia e Inteligjencës (AR) në Ministrinë e Brendshme. Transferimi ende nuk është realizuar sepse ka ngecur në procedurat ligjore të parashikuara për qeverinë kalimtare, thonë nga 360 Gradë.

Kërkesa për Aleksovski është pjesë e valës së dytë të marrjes së punëtorëve nga Agjencia e inteligjencës që e inicion ministri Çulev pas transferimit të pesë punonjësve të AI në MPB tashmë ka përfunduar. Në rrethin e dytë, Çulev, i cili përndryshe ishte drejtori i AI i emëruar nga Gjorge Ivanov, përveç Aleksovskit, kërkon të merr në punë edhe tre punonjës tjerë të Agjencisë së inteligjencës.

Cilët janë punonjësit të cilët janë marrë deri tani

Nga pozicionet ku janë vendosur punonjësit që janë marrë deri tani nga AI, mund të konkludohet se Çulev edhe në MPB dëshiron të mbështetet tek bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga Agjencia:

Marjan Hristov, është emëruar shef i kabinetit të Çulevit në MPB;

-Muhamed Ismaili, këshilltar shtetëror në kabinet;

-Zdravko Stojkov, ndihmës ministër për TI;

-Viktor Gjorgjievski, sigurim;

MÖBEL THEMA

-Andriana Sapundzieva-Kokareva, asistente personale e Çulevit.

Kush është Sinisha Aleksovski?

Emri i Sinisha  Aleksovskit u përmend nga agjenti i Inteligjencës serbe Goran Zhivaljeviq në kontekstin e ngjarjeve të përgjakshme në Parlament më 27 prill 2017. Zhivaljeviq tha që ai ishte i pranishëm në parlament më 27 prill me lejen nga kabineti i Ivanov, më saktësisht nga këshilltari i sigurimit të presidentit, Sinisha Aleksovski.

Dhuna në Kuvend - 27 prill 2017
Dhuna në Kuvend – 27 prill 2017

Zyra e Ivanovit reagoi ndaj deklaratës nga Zhivaljeviq dhe tha se shërbimet maqedonase nuk kishin kërkuar shërbime prej tij. Siç u tha nga zyra e Ivanovit, Zhivaljeviq, pasi përfundimit të aktiviteteve të tij në Parlament, u dërgoi mesazhe personave të punësuar në institucione, përfshirë edhe këshilltarin Sinisha  Aleksovski se ai kishte qenë në Kuvend, por “me qëllim që të sigurojë alibi dhe të zvogëlojë përgjegjësi për veprimet e tij “.

Një ditë pas ngjarjeve në Kuvend më 27 Prill 2017, Zoran Zaev e akuzoi presidentin Gjorge Ivanov se së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe më pas drejtorin e BSP-së, Mitko Chavkov ishin organizatorë të përpjekjeve për vrasjen e tij.

Zhivaljevic

Aleksovski u përmend edhe në gjykimin për “27 Prillin” nga të pandehurit Stefan dhe Mihail Mladenovski, të cilët në mbrojtje të tyre i thanë gjykatës se se Sinisha  Aleksoski, këshilltari i sigurisë kombëtare të Ivanovit, u kishte thënë që natën e 27 prillit, në 22 Ora, do të shpallet gjendje lufte.

“Arriti informacion që Sinisha  Aleksovski ishte lajmëruar dhe kishte thënë që Ivanov do të propozojë  gjendje lufte. Tha se policia ushtarake po pret në gatishmëri për të arrestouar udhëheqjen e LSDM-së. Por në orën 10 Ivanov nuk e bëri atë”, tha Mihail Mladenovski në dëshminë e tij të hënën.

Pas deklaratës së Mladenovskit, Aleksoski, përmes një prononcimi nga kabineti i Ivanovit, tha se dëshmitë ishin trillime të gënjeshtrave, komunikime jo-ekzistuese, thashetheme dhe se nëse të pandehurit do të dinin se cilat do të ishin kushtet dhe procedura administrative për shpalljen e të gjendjes së luftës nuk do të ishin subjekt i manipulimit.

Comments