514 të vdekur në një ditë, Spanja po bëhet si Italia

246

514 viktima në 24 orët e fundit, 2636 në total. Spanja po ecën drejt “rekordeve” të zymta drejt Italisë. Ministria e Shëndetësisë raportoi shifrat tragjike, me një rritje 20% nga një ditë më parë.

MÖBEL THEMA

Vetëm në Madrid, numri i viktimave është rritur në 1535, ndërsa mbi 12 mijë janë të prekurit. Në Katalunjë janë regjistruar deri tani 282 viktima, ndërsa rastet e konfirmuara janë mbi 7800. Rajoni i tretë më i prekur mbetet krahina Baske, me mbi 2700 raste dhe 133 viktima.

Në total, numri i të prekurve në Spanjë ka kaluar 39700, prej të cilëve 5400 janë personal mjekësor. Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se nga të gjithë rastet, mbi 3700 janë shëruar.

Comments