60 policë vendosen në izolim në Maqedoninë e Veriut

210

Rreth gjashtëdhjetë oficerë policie që ruajnë kufirin jugor të Maqedonisë që nga sot janë në izolim. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se një oficer policie hungarez që ishte në detyrë në kufirin me Greqinë ishte pozitiv me coronavirus.

“Ka informacione për një polic nga pika kufitare pozitiv me coronavirus, i cili ishte kthyer nga Hungaria. Janë bërë anketa dhe teste edhe për rreth tridhjetë oficerë të policisë së huaj që janë në kufirin tonë jugor dhe janë testuar edhe rreth tridhjetë prej policëve tanë që ishin në kontakt. Anketat epidemiologjike kanë përfunduar dhe oficerëve të policisë u janë dhënë vendim për izolim”, tha Ministri Filipçe.

MÖBEL THEMA

Kufiri Maqedoni-Greqi ruhet nga rreth 120 ekipe policie të përziera në kuadër të “Fronteks”.

Në fillim të pandemisë, në mars, Serbia ka tërhequr ekipin e saj me dhjetë oficerë policie nga Gjevgjelia për shkak të coronavirusit, ndërsa më herët tërhoqi edhe ekipin që punonte në Tabanoc.

Comments