9 të vdekur dhe 264 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

46

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 264 raste të reja me Covid-19, derisa nëntë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19.

Sipas MSh-së, 4 qytetarë që kanë humbur jetën janë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç, duke e çuar në 2274 humbjen e jetëve që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Comments