9 të vdekur nga përmbysja e një autobusi në Turqi

91

Deutsch-ABC


Së paku 9 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Silopi të qytetit juglindor të Turqisë, Şırnak.

Autobusi që po transportonte udhëtarë mes Irakut dhe Turqisë, është përmbysur në rrugën Silopi-Habur.

MÖBEL THEMA

Sipas vlerësimeve fillestare lidhur me fatkeqësinë jetën e kanë humbur së paku 9 persona, 3 prej të cilëve fëmijë, ndërsa janë plagosur 28 të tjerë, raporton Anadolu Agency.

Të plagosurit janë bartur në spitale.

Comments