A do të ketë koalicion PDK – Vetëvendosje? Ja si përgjigjet Kadri Veseli

315

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se PDK dhe ai nuk ka vija të kuqe për asnjë parti shqiptare, por ka disa kritere se si mund të bashkëpunoje më partitë politike.

Kështu u përgjigj Veseli në pyetjen e gazetarit se a mund të ketë koalicion PDK-Vetëvendosje.

MÖBEL THEMA

Deklarata e Veselit vjen pasi Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni mes VV-së dhe PDK-së, shkruan Indeksonline.

“Asnjë partie shqiptare nuk i vë kryq, andej nga vi unë, nuk ka vija të kuqe për shqiptarë. Nuk shoh bashkëpunim me secilën parti. Lufta kundër korrupsionit dhe rendi e sovraniteti i vendit nuk bëhen me fjalë. Bëjmë koalicion me ato parti që e ruajnë këtë komb, e ruajnë këtë shtet. Është cështje e marrëveshjes mbi baza parimore “, ka thënë Veseli.

Comments