A jemi të sigurt të konsumojë produkte të shpezëve pas paraqitjes se gripit avian influenza?

206

Moebel THEMA

Sipas hulumtimeve shkencore të cilat i gjeni në faqen zyrtare të OIE-së. Nuk ka fakte evidente se mishi i shpezëve dhe vezët mund ta bartin sëmundjen tek njeriu, mirëpo rekomandohet qe, shpezët e sëmura dhe vezët nga shpezët e prekura nga kjo sëmundje duhet të asgjësohen dhe të ndalohet vendosja e tyre në zingjirin ushqimorë.

Prandaj, sugjeromë që konsumatori të ketë kujdes gjatë furnizimit me mish të shpezëve dhe vezë

Furnizimin me mish të shpezëve ta bëhet vetëm nga operatoret ekonomik te aprovuar dhe regjistruar ,në marketet dhe dyqanet e autorizuara dhe jo në tregjet e kafshëve ku therja ndodh aty për aty nga operatorë ilegal. Para blerjes të shikohet etiketimi dhe deklarimi nga prodhuesi i mishit të shpezëve çoftë vendorë apo nga importi.

Vezët të kenë vulat e vendosura në ç’do vezë në rastet e tabelave apo paketimet e mbyllura.

Nëse konsumatorët hasin në parregullsitë e lartshënuara ( mungesa e deklarimeve, therja ilegale, mungesa e shenjave identifikuese ose vulave në vezë), të lajmërojnë në numrat kontaktues 0800 111 22

Duhet pasur kujdes higjiena gjatë përgatitjes së ushqimit nga këto produkte. Po ashtu në arritjen e temperaturave të duhura dhe praktikave higjienike gjatë përdorimit.

Comments