A ka falimentuar diplomacia e Kosovës në Bruksel dhe Uashington?

52

MÖBEL THEMA

SELIM IBRAIMI

 

– Serbia ka njoftuar se në vjeshtë do të fillojë një fushate të re kundër Kosovës në Kongresin amerikan. Ofanziva paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Kosovës.Pas vitit 2008, Beogradi, me gabimet e Prishtinës, arriti përsëri ta vë çështjen e Kosovës në tryezat e reja të bisedimeve.

Prishtina zyrtare, megjithë taksën e vendosur ndaj Serbisë, vlerësohet të jetë e detyruar të fillojë bisedime me palën serbe për shkak të presionit të SHBA -Departamentit të Shtetit.

Mos uniteti i palës kosovare ka forcuar Serbinë në Uashington dhe Bruksel për të arritur qëllimet kombëtare serbe për ndarjen e Kosovës dhe duke e paraqitur atë si një zgjidhje europiane dhe në kohë. A ka falimentuar diplomacia e Kosovës në Bruksel dhe Uashington?!

 

Foto: Nga takimi i fundit i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç.  (18.7.2019)

Comments