A na duhet një dozë e tretë vaksine? Flasin shkencëtarët britanikë

113

Njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19 mund të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës Pfizer më vonë gjatë vitit, sipas shkencëtarëve në Britani.

 

Ata thonë se vaksina shkakton përgjigje më të ulët imune ndaj variantit indian. Sipas shkencëtarëve, antitrupat e atyre që morën dy doza të vaksinës ishin mesatarisht pesë herë më të ulëta për mutacionin indian, krahashuar me virusin origjinal.

Moebel THEMA

Pas dozës së parë të vaksinës, 32% e të vaksinuarve treguan një përgjigje imune të theksuar ndaj variantit indian, krahasuar me 79% të atyre të vaksinuar kundër virusit origjinal të zbuluar në Ëuhan.

Eleanor Riley, një profesore e imunologjisë dhe sëmundjes infektive në Universitetin e Edinburgut, tha se të dhënat e reja tregojnë se vaksinat mund të sigurojnë mbrojtje pak më të vogël kundër variantit indian. Për këtë arsye, ata hedhin idenë për një dozë të tretë vaksine për më rrezikuarit.

Comments