A PËRKRAHET VLERËSIMI PËRSHKRUS I DERITANISHËM DHE ÇKA DO TË NDODH NË VAZHDIMËSI ME NDRYSHIMIN E LIGJIT

154

Kjo teme duhet të shtjellohet më gjerësisht dhe të analizohet nga ekspertët dhe analizat deri të tanishme në realizimit përshkrues nga klasa e I deri në të VI. Gjatë realizimit të hulumtimit dhe vërtetimit të hipotezave, vlerësimi përshkrues nuk është i dëshiruar nga : arsimtarët, prindërit, nxënësit… (Pjesa në vazhdim është shkëputur nga punimi i magjistraturës)
Në bazë të hulumtimeve të realizuara në pollog arritëm deri këto konkluzione:
Vlerësimi përshkrues në sistemin e verifikimit të të arriturave të nxënësve është komponent integrale e sistemit arsimorë dhe i shërben atij që ti arrije qëllimet edukativo-arsimore. Në bazë të punimit konkretisht të këtij hulumtimi subjektet e përfshirë japin të dhëna, sugjerime, shumica prej tyre kanë qëndrime plotësisht të drejta dhe të arsyeshme.
Vlerësimi, si segment i rëndësishëm i këtij sistemi duhet të përcillet në çdo hap të veprimtarisë didaktiko-mësimore, prandaj vlerësimi përshkrues është më efektiv sepse gjatë çdo ore mësimore mësimdhënësit duhet të vlerësojnë nxënësit dhe ato rregullisht duhet ti shënojnë në ditarin personal të tyre për të ditur se sa nxënësit e kanë aftësuar materialin apo temat e zhvilluara, sa ka qenë vetë arsimtari i suksesshëm në realizimin e qëllimeve të planifikuara më parë me një fjalë e vetëvlerëson punën e tij dhe njëkohësisht i korrigjon lëshimet e bëra.
Duke patur parasysh ndërlikueshmërin që paraqet përcjella, vlerësimi i diturive, aftësive, shkathtësive dhe shprehive, gjithashtu njëkohësisht duke patur parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilën zhvillohet procesi mësimor në shkollat tona, duhet të kemi mirëkuptim edhe ndaj gjendjes faktike të funksionimit të vlerësimit dhe notimit në përgjithësi si proces.
Duke u bazuar në faktet se rezultatet e këtij hulumtimi empirik treguan se ka mangësi dhe përparësi të pranishme gjatë realizimit të këtij procesi në praktikë nuk duhet shikuar realitetin objektiv me aq sy kritik dhe nuk duhet të jemi aq pesimist edhe pse viteve të fundit bëhen përpjekje të mëdha për reforma dhe inovacioneve pozitive ne procesin vlerësimit të nxënësve. Gjithashtu nga grumbullimi i të dhënave, informacioneve janë nxjerr shumë konkluzione të cilat japin informacione të ndryshme, hapin shumë pyetje dhe sugjerojnë në shumë vendime nga të cilat pjesa më e madhe janë të arsyetuara, sikurse mendimet dhe qëndrimet e subjekteve që janë bartës kryesor të këtij procesi do të meren parasysh, sistemi i këtillë do të funksiononte shumë më mirë dhe efikas, për këtë vijojnë propozimet dhe rekomandimet të cilat janë pjesë përbërëse e lëndës së hulumtimit.
Rezultatet e hulumtimit paraqiten në shkallët të lartë, sfidojnë në përfundimin se në shkollat fillore-(të përfshirë në hulumtim:Komuna e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Bogovinës) me siguri edhe më gjërë nuk preferohet vlerësimi përshkrues por vlerësimi numerik në bazë të kritereve dhe standardeve është më i lehtë dhe më i preferuar nga mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, e cila në hulumtimin tonë duke u mbështetur në hipotezën e përgjithshme rezulton dukshëm në pohimin e cila vërtetohet në këtë punim.
Se ekzistojnë dallime në realizimin e vlerësimit përshkrues, numerik dhe vlerësimin e kombinuar, të dhënat tregojnë qartë se vlerësimi përshkrues realizohet me fjalë gjegjësisht, përshkrimet e aktiviteteve të nxënësve sipas qëllimeve dhe të të arriturave, paraqet dukshëm mbingarkesë për mësimdhënësit, lodhje, nuk është i kuptueshëm nga nxënësit, veçanërisht në ciklin e parë apo periudhën e parë të shkollimit fillor (Kl : I-II-III-ta).
Prindërit nuk janë edhe aq të interesuar sepse në të shumtën e rasteve parashtrojnë pyetje dhe kërkojnë të njëjtat ti konfirmojnë arsimtarët me numër. Vlerësimi i kombinuar është lloj i vlerësimit i cili realizohet edhe me shkrim edhe me numër, nuk do të thotë se arsimtarët, prindërit dhe nxënësit nuk e preferojnë sepse është si proçes më i lehtë në krahasim me vlerësimin përshkrues, gjithashtu edhe për prindërit edhe për nxënësit sepse nuk i befason pastaj nota. Më i preferuar nga të gjithë subjektet të përfshirë në hulumtim është notimi numerik.
Arsimtarëve u shërbejnë dukshëm dhe u ndihmon dosja (portolioja) profesionale dhe udhëheqja e dosjes së nxënësve, ku grumbullohen të dhënat si dëshmi. Dosjet paraqesin pasqyrë reale për çdo nxënës më së paku për një vit shkollor.
Me vlerësimin përshkrues shprehen realisht të arriturat cilësore dhe sasiore në suksesin e nxënësve. Ku me anë të vlerësimit përshkrues shprehen realisht të arriturat e nxënësve në përgjithësi, si dhe individualisht duke i përcjellë në mënyrë permanente.
Vlerësimi përshkrues nuk është i kënaqshëm dhe nuk përkrahet-preferohet nga pjesa më e madhe e arsimtarëve dhe e prindërve, për arsye se nga përvojat arsimore është punë e ndërlikuar, merë shumë kohë ashtu që ngelën pak kohë për planifikimet tjera profesionale, përgatitjen dhe zbatimin mjeteve tjera mësimore për realizimin më efikas të procesit mësimor.
Por jo vetë arsimtarët, vlerësimin përshkrues nuk preferohet edhe nga prindërit bazuar në hulumtimin tonë sepse një numër i prindërve nuk mund ti dallojnë dhe kuptojnë nivelet e të arriturave të fëmijëve në raste të shpeshta zhgënjehen në informimin me shkrim ( për suksesin e fëmijëve) bazuar në tekst. Ajo që befason më së shumti kur kalojnë në vlerësim të kombinuar ( periudhën e gjysëmvjetorit të parë dhe në fund të vitit shkollor për klasën e IV,V dhe VI-të) kur vlerësohen me notim numerik që të kenë pasqyrë më të qartë në bazë të notës.
Nga i gjithë ky hulumtim konkludojm, se vlerësimi përshkrues nuk është faktor stimulimi për punën e nxënësve edhe prezantohet në bazë të shenjave, simboleve të preferuara për motivim, nxitje të cilat si çështje nuk mjaftojnë, nuk japin shumë inkurajim, nuk i plotësojnë kërkesën e dëshirës së nxënësve krahasuar me notimin numerik e cila sikur ka vlerë më objektive tek nxënësit dhe ngrit elanin për punën e mëtutjeshme, por mbi të gjitha vlerësimi numerik do të jetë më i duhuri edhe sipas preferencave të prindërve dhe arsimtarëve duke u mbështetur në kriteret e parapara sipas standardeve.
Për të formuar një ide sa më të qartë dhe sa më të plotë, të kompletuar në aspektin e vlerësimit përshkrues të përparësive dhe mangësive në qasjen e praktikave shkollore, duhet të hartohen modele mbi bazën e të cilave të gjykojmë për rolin, rëndësinë, arsyet dhe funksionin e vlerësimit përshkrues. Të dhënat e fituara dhe argumentet që mbështesin problemin tonë të kërkimit janë arsyetuara në këtë punim.
Porosia jonë e përgjithshme është:
 Institucionet komponente për arsimin në R.e Maqedonisë së veriut , është e nevojshme të shqyrtojnë edhe një herë, vlerësojnë punën dhe rolin e vlerësimin përshkrues në periudhe prej një dekade duke nxjerr përparësitë dhe anomalit e vlerësimit dhe pastaj të ridefionojnë edhe një herë duke u bazuar në sistemet arsimore bashkëkohore por duke patur parasysh kushtet dhe llojin e shkollimit në vend.

MÖBEL THEMA

Me futjen e vlerësimit përshkrues edhe në gjysëmvjetorë shqetësimet, pakënaqësitë, konfuzioni do të rritet si nga ana e arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve.
Magjistër: Rabije Osmani

Comments