Abazi ‘i gjuhet” LDK-së: Pa Vjosën, LDK nuk do të merrte aq shumë vota

157

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafën se është shndërruar në ‘patericë’ të presidentit Hashim Thaçi.

MÖBEL THEMA

Ai gjatë emisionit Debat të televizionit publik ka thënë se lidershipi i LDK-së në vazhdimësi ka mbështetur Thaçin rreth asociacionit të komunave dhe çështjeve tjera të ngjashme.

Madje, ai ia ka rikujtuar LDK-së se sikur të mos ishte Vjosa Osmani, atëherë kjo parti nuk do të merrte numrin e votave totale në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Isa Mustafa sot bashkë me Hotin e Veliu janë kapitenët që e çojnë anijen drejt PDK-së dhe PAN-it. Ata janë të interesuar të mbajnë kapjen e shtetit dhe të punësojnë njerëz të familjarëve të tyre”, është shprehur Abazi.

Comments