Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kosova s’e ka luksin t’i durojë tensionet në territor të vet

84

Gjatë mëngjesit së sotëm janë takuar kryeministri Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Abdixhiku ne një postim në Facebook ka folur për rrjedhën e takimit në fjalë, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku, sqaroi se LDK mbështet shtrirjen e ligjshmërisë në vend.

“Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje “, ka shkruar Abdixhiku.

Moebel THEMA

Ai, gjithashtu ka kërkuar qartësim për hapat që do të merren në vazhdimësi, si dhe i ka kërkuar Kurtit, koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në.

“Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.
Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetetarë,
Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti.
Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.
Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.
Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë.

Comments