Abdulfeta Alimi dënohet me 7 vite burg për ngjarjet e 27 prillit!

132

Me gjithsej 214 vite bur.g për 17 të akuzzuarit që kanë mbetur, nga 33 gjithsej më parë për dhun.ën në Parlament më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”. Rastin e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aku.zës ishte prokurorja Vilma Ruskovska.

Me këtë rast, Mitko Çavkov, ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, i cili u dë.nua me 18 vjet bur.g, Dushko Lazarov me 15 vite, Goran Gjoshevski-Levi me 15, Mitko Peshov 15, Oliver Popovski 13, Munir Pepiq 15, Abdulfeta Alimi 7, Oliver Radullov 13,

MÖBEL THEMA

Jane Çento 15, Igor Jug 12, Aleksandar Vasilevski-Ninxha 8, Nikolla Mitrevski-Kolo 15, Mlladen Dodevski 12, Gorançe Angelovski 12, Vllatko Trajkovski 15 dhe Uillijam Mihajlovski 14.
Igor Durlovski ndërkohë është liruar nga aktak.uza.

Që të gjithë u aku.zuan se kanë bërë vepër pe.nale “rrezikim ter.rorist të rendit kushtetues”. Autorëve të ngjarjes në këtë proces prokuroria publike ua shtoi edhe pesë organizatorë të tjerë të ngjarjeve më 27 prill: Nikolla Gruevskin, Trajko Veljanoskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Nikolla Boshkovskin, të cilët aku.zohen për veprën pe.nale “rrezikim ter.rorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë”.

Ndryshe, procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe ishte një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona. (koha.mk)

Comments