Loading...

Rreth nesh

Kush jemi ne?

Portali “Fakti Ditor” është projekt privat medial, në tregun shqipfolës të diasporës, duke ofruar lajme dhe aktualitete tjera rreth jetës dhe veprimtarive të shqiptarëve në Ballkan (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri), Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Belgjikë, etj.

Portali “Fakti Ditor” është pjesë e përpjekjeve të para të shtypit të pavarur shqiptar në Republikën e Maqedonisë, kur në prillin e vitit 1997, doli në Shkup gazeta e parë e pavarur në gjuhën shqipe, me qëllim të informimit të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm.

 

Ku gjendemi?

Redaksia qendrore e portalit“Fakti Ditor” gjendet në Cyrih të Zvicrës, ndërsa ka bashkëpunëtorët e vetë në Shkup të Maqedonisë, në Prishtinë të Kosovës, në Tiranë të Shqipërisë, si dhe në disa shtete tjera të diasporës shqiptare, si në Gjermani, Austri, Belgjikë, etj.

Portali “Fakti Ditor” është një platformë e informacioneve, kontakteve, shkëmbimeve si dhe e shërbimeve të drejtuara kryesisht ndaj popullatës shqiptare në Zvicër, ndaj zviceranëve që interesohen për kulturën e vendeve të Ballkanit si dhe ndaj diasporave shqiptare që interesohen për situatën në vendet e prejardhjes, me një objektiv promovimin dhe kyçjen shoqërore të popullatave shqiptare në mjedisin  ku jetojnë si dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Duke qenë furnizuese e shërbimeve, kjo platformë ka për qëllim të sjellë kontributin e saj në kyçjen, promovimin e individit si dhe të harmonisë të bashkësisë, në shumë plane, dhe në veçanti ndaj zhvillimit ekonomik të Ballkanit.

 

Misioni i “Fakti Ditor”: 

-Qytetaria dhe integrimi harmonik i personave dhe popullatave shqiptare në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporën shqiptare;

-Zhvillimin e vendeve të prejardhjes të emigrantëve nga viset shqiptare, nga Ballkani dhe më gjerë;

-Integrimi dhe zhvillimi i ndërsjellë i kulturave të ndryshme që jetojnë në Ballkan dhe Evropë, etj.

-Informimi në sferat e ekonomisë, kronika e zezë, kultura, sporti dhe zhvillime të tjera;

-Analiza, komente, debate dhe life story,

-Pasqyrimi i të gjitha aspekteve shoqërore pa diskriminim, duke mbajtur llogari edhe për grupet specifike shoqërore;

 

 

Financimi:

Burimet kryesore të financimit të gazetës janë reklamat dhe të ardhurat prej shitjes, kurse në disa raste kemi fituar edhe projekte ndërkombëtare në fushën e mediave.