AC Milani ‘blindon’ kreun, mposhtë Fiorentinan

69

AC Milani ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Fiorentinas duke fituar me rezultat 2 – 0.

“Rossonerët” ishin më të mirë në fushë qysh nga minuta e parë dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Kapiteni Alessio Romagnoli realizoi i pari në minutën e 17-të pas asistimit të Kessie.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ky i fundit dyfishoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 28-të, por dështoi të shënojë nga penallti në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër s’ia doli të ‘tund’ rrjetën e portës kundërshtare.

Me këtë fitore, AC Milani grumbullon 23 pikë, pesë më shumë se rivali lokal Inter, ndërsa Fiorentina renditët në pozitën e 16-të me tetë sosh./Lajmi.net/

Comments