Ademi: Deri në fund të ditës do të kemi një fotografi të qartë për rritjen e pagave të punonjësve arsimorë

90

Deri në fund të ditës do të kemi një fotografi të qartë, të pastër, të kristaltë rreth mundësive deri ku mundemi dhe çfarë mundemi lidhur me rritjen e pagave të punonjësve arsimorë, theksoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi para fillimit të diskutimit publik në temë “Përfshirja e edukimit mediatik në arsim”.

Ai theksoi se sot pas takimit me përfaqësuesit e SASHK-ut, ende nuk kanë konfirmuar qëndrimin përfundimtar, sepse, siç tha, bëhet fjalë për “zhvendosje të momentit” ku do të bazohet, rritja e tretë e ardhshme e pagave.

Ademi theksoi se për nesër i ka thirrur përfaqësuesit e SASHK-ut në “raundin e fundit të negociatave” në ambientet e MASH-it që të bisedojnë për qëndrimet.

MÖBEL THEMA

“Punojmë që të kemi zhvendosje dhe punojmë të kemi një zgjidhje të përbashkët të pranueshme. Me energji pozitive, me mendime të bukura besoj se do të vijmë deri te rritja e ardhshme e tretë me radhë të pagave, që do të thotë rritje e tretë historike të pagave”, theksoi ministri i Arsimit.

Ademi tha se në shenjë të partneritetit të mirë, në shenjë të miqësisë, në shenjë të relacioneve të sinqerta dhe të mira midis MASH-it dhe Qeverisë nga një anë dhe SASHK-ut nga ana tjetër, e ka pranuar ftesën sot të marrë pjesë në seancën e Këshillit të SASHK-ut.

“Por, gjithsesi se për fotografinë e qartë do të njoftohemi deri në fund të ditës, sepse kolegët e mi punojnë, jo vetëm sot, por edhe në të gjithë periudhën. Punuam në gjetjen, për sigurimin e mjeteve shtesë që do të thotë edhe rritje historike e pagave”, potencoi ministri.

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov paraprakisht bëri të ditur se greva e punonjësve arsimorë është vën[ në pezullim deri te oferta përfundimtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke elaboruar se pezullimi është në bazë të analizave se për rritje të pagave MASH-it i duhen disa ditë.

Comments