Ademi: Matura shtetërore mund të zbatohet edhe në korrik

225

Afatet për dhënien e maturës shtetërore mund t’i zhvendosim në korrik, në vend se në qershor. Ky është propozim i Qendrës shtetërore të provimeve, por tani për tani nuk kam vendosur që të bëjmë ndryshime dhe plotësime në kalendar, pasi nuk dijmë sa do të zgjatë kjo gjendje. Varësisht nga rrethanat, do të ndërmarrim hapa, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, paradite në një emision në televizionin Kanal 5.

“Në rrethana normale, të rregullta, duhet të organizohet në qershor, por ato afate ne mund t’i zhvendosim në korrik. Dhashtë Zoti që sa më shpejtë të përfundojë kjo gjendje, me të cilën ballafaqohemi tani, por nuk ka hapësirë për brengosje, sepse ne mund të bëjmë ndryshim dhe plotësim të kalendarit të organizimit të vitit shkollor për të gjitha shkollat e mesme publike. Kështu do të definohet dhe kristalizohet data për maturën shtetërore. Nëse jo në qershor, do të jetë në korrik. Veçmë kam propozim të tillë konkret nga Qendra shtetërore e provimeve”, tha Ademi në emisionin kontaktues, ku shikuesit e interesuar i parashtronin pyetje.

MÖBEL THEMA

Ai theksoi se nuk ka hapësirë për brengosje, as për regjistrimet në fakultet, për çka kusht është matura e dhënë shtetërore, pasi edhe nëse organizohet provimi në korrik, maturantët do t’i arrijnë afatet e rregullta për regjistrim në këto institucione të arsimit sipëror në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, kur, po ashtu, ka edhe dy (i dyti dhe i treti) afate për regjistrim.

Ademi theksoi se gjendjen e ndjekin, tani për tani është gjithçka në pajtim me afatet, dhe për këtë shkak lidhur me dhënien e maturës shtetërore, nuk kam paraparë asgjë konkrete në dekretin për arsim të mesëm, që Qeveria e miratoi para tre ditëve në seancë.

Po ashtu, tha Ademi, nuk ka hapësirë për panikë as për regjistrimet në arsimin e mesëm. Do të respektohet afati ligjor (31 mars) për publikimin e Konkursit, por vetë regjistrimet, sipas afateve, realizohen në fund të qershorit, ndërsa nëse ka nevojë ato mund në mënyrë shtesë të korrigjohen.

Comments