Adoleshenti përqafon me lot në sy vrasësen e të vëllait në gjykatë

109

MÖBEL THEMA

Amber Guyger është oficerja e policisë, e cila u dënua me 10 vite burg për vrasjen e fqinjit të saj pasi mendoi se kishte hyrë një kriminel.

Por diçka e pazkontë ka ndodhur në gjykatë, ku vëllai 18-vjeçar i viktimës përqafoi Amber.

Nga ky gjest e gjithë salla u përlot gjtihashtu edhe gjykatësja.

Të  fal, sepse edhe ty të vjen keq. Edhe nëse shkon tek Zoti e ta pyesësh edhe ai do t’ju falë. Nuk dua as të shkosh në burg”, tha vëllai i viktimës.

Allison nisi të kundërshtonte Departamentin e Policisë në Dallas për trajtimin e hetimit të vrasjes dhe kërkoi reformë në zbatimin e ligjit në qytet.

Sipas Daily Mail, skena jashtë sallës së gjyqit ishte shumë ndryshe krahasuar me brenda.

Një turmë e zemëruar njerëzish brohorisnin jashtë sallës së gjyqit: “Nuk ka drejtësi, as paqe!

Aktivistët u dëgjuan duke thënë se 10 vjet nuk ishte koha e mjaftueshme për vrasjen e Zhanit.

31-vjeçarja ishte jashtë shërbimit, por me uniformë kur qëlloi për vdekje llogaritarin 26-vjeçar në shtëpinë e tij.

E dënuara tha se ajo kishte ngatërrur apartamentin dhe mendoi se kishte hyrë një kriminel në shtëpi.

Pas një gjyqi gjashtë-ditor, prokurorët i kishin kërkuar jurisë të jepte një dënim jo më pak se 28 vjet, aq sa do të ishte edhe Zhani po të ishte gjallë.

Avokatët mbrojtës të Guyger u kishin kërkuar gjyqtarëve që të tregonin butësi, pasi ajo kishte kujtuar se ishte në apartamentin e saj, pas lodhjes së  13.5 orëve punë e kishte vepruar nga frika.

Comments