Adriatik Llalla në prag arrestimi?

VASILI DHE LLALLA TAKIM ME PROKURORE - /r/n/r/nVASILI AND LLALLA MEETS WITH PROSECUTORS -
56
Loading...

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është në prag të arrestimit. Burime nga organi i akuzës për Vizion Plus nuk e mohuan faktin se në ngarkim të Llallës pritet që shumë shpejt te dorëzohet urdhër-arresti, banuar ne 4 akuzat për të cilat Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet.

Ky lajm vjen në kohën kur përplasja Llalla-Lu është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes, pas akuzave dhe kundërakuzave të hedhura nga të dy.

Prej kohesh ambasadori amerikan Donald Lu ka mbajtur nje qëndrim te ashpër dhe kritikues ndaj Adriatik Llallës, te cilin e ka akuzuar publikisht si personi qe ka dashur te pengoje reformën ne drejtësi.

Por akuzat kaluan ne nje tjetër nivel dhe nuk mbetem ne vetëm ne kuadrin e personit anti-reforme. Ato u formësuan pas vendimit te Departamentit Amerikan te Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën, si person i përfshire ne afera te mëdha korruptive.

Përplasjet vijuan pas publikimit te letrës qe Adriatik Llalla, gjate kohës kur ishte Kryeprokuror i kishte drejtuar Kongresit Amerikan. Nder te tjera ai akuzonte Ambasadorin Lu se i kishte kërkuar nominalisht, arrestimin e Ilir Metës.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Tirane, i cili i cilësoi si gënjeshtra keto pretendime me argumentin se Adriatik Llalla i trembet arrestimit për korrupsion.

Por debati Lllalla-Lu nuk u mbyll me kaq. Një ditë më parë, me ane te një deklarate per mediat, ish-kryeprokurori lëshoi serish akuza ndaj diplomatit amerikan, duke u shprehur se ai ka marrë rolin e prokurorit, gjykatësit dhe te jurisë, duke e shpallur ate si fajtor per korrupsion, ne kohen kur, sipas vete Llallës, ndaj tij nuk ka asnjë prove.

Lllalla kërkoi nga Lu qe te heqë dore menjëherë nga abuzimi me pushtetin dhe ndërhyrjen ne punët e sistemit te drejtësisë shqiptar.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit e ka nisur procedimin penal ndaj Llallës në 15 mars 2018. Dosja me numrin 447 përmban 4 veprat penale: Deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarimi i shumave të të hollave ne kufi, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre.

Loading...
Comments