Aeroporti i Frankfurtit po përgatitet për operacion të madh logjistik për transportin e vaksinave

97

Pasi disa kompani tashmë kanë aplikuar për miratim të vaksinës kundër Covid-19, Aeroporti i Frankfurtit po përgatitet për një sfidë të paparë logjistike për transportimin e miliona dozave të vaksinave nëpër botë. Frankfurti është qendra më e madhe e Evropës për transportin e produkteve farmaceutike dhe do të luajë një rol kryesor në imunizimin e miliona njerëzve, transmeton Alsat.

“Stresi po rritet derisa po hyjmë në fazën “e nxehtë “. Janë caktuar procedurat, jemi të përgatitur mirë”, tha Karin Krestan, zyrtari kryesor operativ i “Lufthansa Cargo”.

Terminali i ngarkesave në Aeroportin e Frankfurtit ka funksionuar pa ndërprerje që nga fillimi i pandemisë, duke shpërndarë ilaçe, pajisje mbrojtëse dhe kirurgjikale dhe pajisje të tjera mjekësore. Në vitin 2019 , rreth 120,000 ton vaksina, ilaçe dhe produkte të tjera farmaceutike kaluan përmes hangarit të Aeroportit, ku temperatura kontrollohet në mënyrë rigoroze. Terminali ka depo prej 12,000 metra katrorë, të pajisura me çdo gjë që nevojitet për ruajtjen e ilaçeve.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Aeroporti ka frigoriferë prej 2,000 metra katrorë, me temperatura midis dy dhe tetë gradë Celsius, e cila është ideale për ruajtjen e vaksinave”, tha Krestan.

Disa vaksina, të tilla si vaksina e Oxford, mund të ruhen në frigoriferë të zakonshëm, por vaksina e kompanisë Pfizer dhe BioTech duhet të ruhen në -70 gradë Celsius, këto vaksina kërkojnë kushte të veçanta, respektivisht kontejnerë me madhësinë e një makine të cilët duhet të mbushen me akull të thatë (dry ice). Kjo metodë e mbajtjes së temperaturës së ftohtë mund të zgjat 120 orë pa furnizim me energji elektrike, kjo kohë mjafton që vaksinat të arrijnë në destinacionet më të largëta.

Sipas hulumtimit nga kompania e postës së shpejtë DHL, do të duhen 15,000 fluturime për të shpërndarë 10 miliardë vaksina.

Comments