Agim Veliu megjithatë mundet, rimerr detyrën e ministrit të Brendshëm

107

Agim Veliu zyrtarisht ka rimarrë pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

“Ministri Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MÖBEL THEMA

Dorëzimin nuk e ka bërë ish-ushtruesi i detyrës së ministrit Xhelal Sveçla.

Veliu ishte emëruar ministër i Brendshëm më 3 shkurt, kur u votua Qeveria e Albin Kurtit, por kryeministri e shkarkoi kah fundi i marsit. Pas këtij shkarkimi, LDK u tërhoq nga koalicioni dhe u rrëzua Qeveria. /Express/

Comments