Agjencia Evropiane e Barnave: Përfitimet nga AstraZeneca tejkalojnë rreziqet për efekte anësore

39

Nga Agjencia Europiane e Barnave thonë se përfitimet nga AstraZeneca tejkalojnë rreziqet për efekte anësore.

Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi të mërkurën një lidhje të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut te personat që e kanë marrë atë. Zbulimi, edhe pse bëhet fjalë për një numër tepër të vogël rastesh, është një pengesë në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Një shpjegim i pranueshëm për kumbimin e mpiksjes së gjakut dhe uljen e trombociteve të gjakut është se vijnë si reaksion i sistemit imunitar”, tha EMA.

Megjithatë, EMA shtoi se përfitimet nga vaksina e prodhuar edhe me ndihmën e Universitetit të Oksfordit janë shumë më të mëdha sesa rreziqet dhe efektet anësore. “Raportimet për mpiksjen e gjakut janë shumë të rralla dhe në të përgjithshme, përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun për efekte anësore”.

Shumica e rasteve të raportuara me trombozë ka ndodhur te gra nën moshën 60 vjeç, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës.

Comments