Agjentët e Depay ndodhen ne Milano

44

Agjencia holandeze ‘SEG Football’ ndodhet në ‘Casa Milan’ për një takim me drejtuesit e klubit milanez.

Kjo agjenci ka në menaxhim shumë lojtarë, ndër to janë dhe Depay, De Roon, Strootman, Blind.

MÖBEL THEMA

Mediat italiane shkruajnë, se ky takim është duke u zhvilluar për, Memphis Depay, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lyonin, dhe dëshiron një eksperience të re.

Giampaolo, e shikon holandezin si sulmuesin perfekt në krah te Piatek.

Lyon kërkon për Depayn rreth 45 milion euro, por kjo shume mund të ulet për shkak se Depay-t i skadon kontrata në vitin 2021, dhe ndër të tjera lojtari është shprehur publikisht qe nuk dëshiron të rinovoj.

Comments