Agnelli konsideron rikthimin e Marottas te Juventusi

373

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është i zhgënjyer me menaxhimin e klubit dhe mund të përpiqet të rikthejë drejtorin e Interit, Beppe Marotta.

Sipas gazetës La Repubblica, jo vetëm pozicioni i Andrea Pirlos në klub është nën vëzhgim, duke pretenduar se Presidenti i Juventusit, Agnelli, nuk është i kënaqur me drejtorët Fabio Paratici dhe Pavel Nedved.

La Repubblica shton se presidenti është i pakënaqur me nënshkrimet e verës së fundit dhe implikimet e çështjes Luis Suarez, për sa i përket imazhit.

Në vend të dy drejtorëve, raporti pretendon se Agnelli mund të përpiqet të rikthej Marottan në rolin e drejtorit, duke punuar me drejtorin aktual sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli.

Drejtorit të Napolit, sipas raportit, do t’i ofrohej një rol i ngjashëm në Allianz Stadium.

Megjithatë, largimi i Marottas nga Interi nuk do të jetë i lehtë pasi tashmë kanë filluar t’i vjelin frytet e punës dyvjeçare së bashku me trajnerin Antonio Conte.

Comments