Ahmed Qazimi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Hamdi Mediu: Do të mbeten me ne kujtimet, urtësia, këshillimet dhe pozitiviteti i tij

556

Përgjegjësi për Arsim në Komunën e Tetovës Ahmed Qazimi ka shprehur ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Hamdi Mediu – Dushi informon Faktiditor.ch.Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se ai do mbetet në kujtimet e gjithësecilit që e njihnin atë për së afërmi .

“Me pikëllim të thellë e ndaj me Ju lajmin e ndarjes nga jeta e kolegut të punës, bashkëpunëtorit për kulturë Prof. Dr. Hamdi Mediu – Dushi. Do të mbeten me ne kujtimet, urtësia, këshillimet dhe pozitiviteti i Tij. Zoti e shpërbleft me të mirat e Tij” është shprehur Qazimi.

Comments