Ahmeti padi ndaj Vetëvendosjes: Kur nuk pajtohesh me Albinin, quhet korrupsion

321

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti tha se janë bërë shpifje në emër të tij, për çështjen e tenderit të qumështit për shujtat e nxënësve.

“Sot ushtrova padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam bërë për shkak të shpifjeve të tyre”, tha Ahmeti.

Kreu i Prishtinës, tha se në Prishtinë është çmimi më ulët i qumështit, duke përmendur edhe Prizrenin.

“Është çmimi më i ulët i qumështit që paguhet në Republikën e Kosovës, sidomos në raport me Prizrenin, aty ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje. Aty paguhet 20 cent më shumë për qumështin. Efikasiteti i dobët i gjykatave iu jep rast atyre të shpifin”, shtoi Ahmeti.

Ai pati kritika edhe për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Sipas Ahmetit, Kurti duhet të përballet me të në debat televiziv.

“Kur pajtohesh me Albinin, quhet demokraci ndërsa kur nuk pajtohesh quhet korrupsion. Të del në debat dhe të flasim të gjitha gjanat. Në çfarëdo televizioni, në çfarëdo moderatori, të tregohen krejt çka kemi”, tha Ahmeti.

Comments