Aksident tragjik në Itali, 25- vjeçari shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve

468

Mëngjesin e sotëm një aksident i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali.

Sipas mediave vendase në zonën e La Secca në Itali, një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Viktima është Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve.

I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.

MÖBEL THEMA

Drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta.

Comments