Aksion i madh i Policisë në Ferizaj, kontrollohen auto sallonet

149

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë në rajonin e Ferizajt – raporton Periskopi.

Në media u raportua se cak i këtij aksioni të Policisë janë auto-sallonet, të cilat po dyshohen për vetura të vjedhura, të padoganuara dhe pa dokumente.

Për këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashin.

MÖBEL THEMA

Gashi ka konfirmuar shkurt se aktualisht është duke ndodhur një aksion i Policisë, por nuk ka dhënë detaje.

“Nuk mund të japim detaje. Do të flasim pasi aksioni të përfundojë” – ka thënë Gashi shkurt për Periskopin.

Operacioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdon edhe në mesditë.

Deri tani zyrtarët policor nuk kanë dhënë shifra për numrin e auto-salloneve të kontrolluara as për konfiskimin e veturave

Comments