Aktgjykimi për 27 prillin është 1056 faqe, avokatët ankohen për afatin

67

Aktgjykimi për 27 prillin që ndodhi në Kuvend është i shkruar në 1056 faqe dhe tashmë shpërndahet te një pjesë e të akuzuarve, thonë disa nga avokatët, të cilët komentojnë se afati për përgatitjen e këtij aktvendimi është 60 ditë, por kjo është përgatitur për 90 ditë.

Afati për ankesë është 15 ditë, që sipas disa avokatë është shumë i shkurtër për t’u lexuar, për t’u analizuar dhe për t’u dërguar ankesë cilësore.

MÖBEL THEMA

Dënime më të lartë me burg mori ish drejtorit i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, përkatësisht 18 vjet, ndërsa dënimi më i vogël, shtatë vite, mori anëtari i sigurimit parlamentar Abdulfeta Alimi.

Pas sjelljes së Ligjit për amnisti në Kuvend, 15 persona për këtë rast u amnistuan dhe për ato u ndal procedura. Në mesin e këtyre të amnistuar ishin deputetët që hapën dyert e Kuvendit, Sasho Vasilevski dhe Krsto Mukoski, si dhe tre udhëheqësit e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe aktori Vlado Jovanovski.

Comments