Akuzat për trukime nga Austria, reagon presidenti Takaj

65

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, mohon të ketë kërcënuar njeri dhe aq më tepër të njohë Sanel Kuljiç.

Në një bisedë për Panorama Sport, Takaj reagon pas akuzave të ish-futbollistit të dënuar per trukime.

MÖBEL THEMA

“Kush është ky që më akuzon?! Hera e parë që e dëgjoj, nuk e njoh fare dhe as jam takuar ndonjëherë në jetën time me një person të tillë. Është një shpifje. Nuk kam kërcënuar njeri.

Kujtojmë që po ditën e sotme, në një artikull të publikuar në gazetën austriake “Krune”, ish-lojtari Sanel Kuljiç, i dënuar për fiksim ndeshjesh, përmendte presidentin e Skënderbeut, si një nga personat që i ishte afruar për trukime, e tashmë që ka dalë nga burgu, që e kërcënonte me jetë.

Comments