Alarmi i rremë për bombë në makinën e gjyqtarit, ky është autori

63

 

Një telefonate e rreme ku thuhej se në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo ishte vendosur një sasi lënde plasëse, ka bërë që Policia të nisë hetimet.

MÖBEL THEMA

Burime bëjnë me dije se pas telefonatës fshihej Neim Behari, 34-vjeçari i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës për vrasje.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se Neim Behari, kishte telefonuar Policinë nga ambientet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit Kuqo, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

Comments