Lajme, Top Lajm — January 12, 2018 at 10:11 pm

Albin Kurti nesër prezanton platformën për kryetar të VV-së

by


Kandidati i vetëm për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ,Albin Kurti do të prezantojë platformën e tij për qeverisje nesër në orën 15.

LVV njoftoi se Kurti do të bëjë prezantimin në Sallën e Kuqe te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Me këtë platformë ai synon ti marrë votat e anëtarëve të partisë për zgjedhjet që do të zhvillohen më 21 janar.
Këto zgjedhje po vijnë në një kohë krizash për LVV-në kur rreth 7 deputetë janë dorëhequr nga pozitat partiake, duke përfshirë ish-Kryetarin, Visar Ymeri.

Comments

comments