”ALI AHMETI DENIGRON KONGRESIN E ALFABETIT”!

149
Dje në akademinë solemne të festimit të 111 vjetorit Kongresit të Alfabetit shqip në Manastir, kryeintegristi Ali Ahmeti me këtë rast ka denigruar rëndësinë dhe rolin e këtij kongresi duke i dhënë atribute të paqëna për të.
Kësisoj, siç njofton media kazan i halesë Alsat-M, komandanti i betejave të munguara Ali Ahmeti ka deklaruar
 se, “Kongresi i Manastirit nuk do ishte i suksesshëm nëse atë nuk” do ta mbështetnin dhe ruanin bashkëkombasit e kryeministrit”..!
Ne të gjithë e kemi parë sesi bashkëkombasit e kryeministrit Zajko e kanë ruajtur këtë shtëpi ndër vite duke e vandalizuar atë shtëpi muze të kulturës shqiptare dhe askush nuk u muar para përgjegjësisë.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë sesi integristët e Ali Ahmetit kujtohen për shtëpinë muze të Kongresit të Alfabetit vetëm në ditën e Alfabetit dhe asnjëherë më.

MÖBEL THEMA

Kjo është loja e dyfishtë që bëjnë integristët me ditën e Kongresit të Alfabetit shqip, pasi nuk kanë guxuar t’i kërkojnë llogari kryeministrave sllavo-maqedonë, për sulmet dhe aktet vandaliste ndaj shtëpisë muze nga ana e bashkëkombasve të tyre sot po bëjnë hipokrizinë e radhës se gjoja ata e kanë ruajtur këtë monument të kulturës shqipe.
Bashkombasit e kryeministrit dhe vetë kryeministri Zajko, ish qendrën e Vilajetit Manastir e ka zhveshur nga trashëgimia kulturore jonë kmbëtare, po persekutojnë gjuhën shqipe në shkollat e pakta shqipe.
Ata nuk mbështesin e as nuk i ruajnë monumentet e kulturës shqiptare madje ata nuk lejojnë ta dëgjojnë emrin Manastir.
Kongresi Manastirit z.Ali, është një dëshmi historike dhe një kujtim që po zhvelërsohet nga viti në vit jo vetëm nga dekleratat tuaja të papërgjegjshme po dhe nga mbajtja lartë e frymës nacional shoviniste të bashkëkombasve të kryeministrit tënd me shqiptarët e Manastirit.
Shqiptarët atdhetarë dijnë të bëjnë dallimin mes një demagogu dhe patrioti me këto deklerata false ndaj, ti Ali me klanin tënd bën pjesë në grupin e demagogëve që nuk i bën nder shqiptarëve.
Medai Shaholli
Comments