Ali Ahmeti: Plan B nuk ka! Alternativa e vetme është NATO dhe BE

21

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar edhe në komunën e Pllasnicës ku iu është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë PËR me 30 shtator në referendum.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri me dije se plan B nuk ka dhe në rast se ka ndokush ndonjë alternativ tjetër atëherë ajo është Rusia pra me 30 shtator të gjithë qytetarët, duhet të vendosim se a do të jetë Maqedonia Evropiane.

“Ky moment nuk do të përsëritet pasi me 30 shtator votojmë për paqe, për Maqedoni të sigurt, për marrëdhënie ndëretnike të mira, marrëdhënie fqinjësore të mira votojmë për të ardhmen, votojmë për jetë më të mirë të kemi dhe alternativ tjetër nuk kemi përveç NATO-së dhe BE-së. Të gjithë së bashku të dalim dhe të hapërojmë në 30 shtator PËR Maqedoninë Evropiane, për Maqedoni më stabile,” potencoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjatë ditës së nesërme, shtabi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim do të qëndrojë në qytetin e Prespës dhe Manastirit në kuadër të aktiviteteve për referendumin që do të mbahet me 30 shtator.

Comments