Ali Ahmeti të premten dëshmon për rastin “Monstra”, Osmani ende nuk e ka konfirmuar

149

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe prokurori, Xhelal Bajrami do të dëshmojnë në seancën e rradhës të rastit “Monstra”, e cila do të mbahet më 21 shkurt.

MÖBEL THEMA

Avokati i një pjese të  akuzuarve në këtë rast, Asmir Alispahiq për AIM e vërtetoi lajmin që Ahmeti dhe Bajrami do të dëshmojnë. Shtoi se zëvendëskryeministri Bujar Osmani ende nuk e ka konfirmuar se a do të dëshmoj për arsye se është në udhëtim zyrtarë.

Ndryshe në seancën e sotme për vra sjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smilkovës kanë dëshmuar, ish ministrja Gordana Jankullovska, dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Ljubço Todorovski. Për të njëjtin do të duhet të dëshmojë edhe  Sinisha Aleksoski, këshilltari për siguri në kabinetin e ish presidentit Gjorgje Ivanov

Comments